Android 13 nuk do të dërgojë njoftime pa lejen e përdoruesve.

Google dërgoi ditën e Enjte përditësimin e dytë eksperimental të Android 13 Developer Preview dhe vjen me një funksionalitet madhor. Aplikacionet në Android 13 duhet të marrin leje për të postuar njoftime.

iOS ka një funksionalitet të tillë prej vitesh dhe është një mënyrë shumë e dobishme për të siguruar përdoruesit se aplikacione të caktuara nuk do tu bezdisin me njoftime.

Prandaj Google ka vendosur ta adoptojë edhe për Android. Bazuar në një postim në blog të kompanisë, leje e njoftimeve do të jetë e detyrueshme.

Një tjetër funksionalitet i rëndësishëm është mbështetja për BluetoothLow Energey (LE) Audio. Bluetooth LE Audio është standardi më i ri që përdor në kodek quajtur “Low Complexity Communications Codec (LC3)” dhe që mund të transmetojë bitrate të ulët me cilësi të lartë.

E thënë thjeshtë më pak energji do të konsumohet duke rritur jetëgjatësinë e baterisë.

Android 13 Developer Preview 3 sjell edhe përmirësime të tjera si mbështetja për standardin MIDI 2.0. Versioni i parë u lançua në muajin Shkurt me një opsion të ri temash. Android 13 me shumë gjasa nuk do të debutojë deri në Korrik. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pollo: Dorëheqja e Bashës zgjidhja e situatës në PD. Protestat shenjë shprese kundër padrejtësisë

Story i radhës

A po arrihet një marrëveshje paqeje? Detaje nga biseda Erdogan-Putin

Të fundit nga