Andre Silva i lumtur me interesimin e Manchester Unitedit

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Andre Silva ka mirëpritur interesimin nga klubi anglez, Manchester United.

Djajtë e Kuq po shikojnë me vëmendje progresin e sulmuesit portugez këtë sezon dhe ka shprehur tashmë interesim për transferimin e tij.

Edhe Andre Silva thuhet se ka pranuar që spekulimet janë lajka dhe ndihet i lumtur me interesimin.

“Është një shenjë që gjërat po shkojnë mirë”, ka thënë fillimisht Andre Silva.

“Por, unë jam me këmbë në tokë dhe e njoh punën. Unë duhet të punoj dhe të vazhdoj të provoj saktësinë time”, përfundoi portugezi.

Deri më tani këtë sezon, Silva ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje. Ai ka një kontratë me Eintracht deri në vitin 2023. 

Ngjarja paraprake

Me fushatë dhe telefonata Filipçe do t’i bindë qytetarët të vaksinohen kundër Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Një truk fare i thjeshtë që këpucët të mos ju vrasin më kurrë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian