Screenshot 20250312 122200 Facebook scaled

Andi Ismaili debuton në profesionalizëm me FC Shkupi në moshën 16-vjeçare

March 12, 2025
1 minut lexim

Talenti i ri Andi Ismaili, i lindur më 10 dhjetor 2008, ka debutuar në profesionalizëm me ekipin e parë të FC Shkupi, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj që kanë luajtur në elitën e futbollit. Në moshën 16 vjeç e 82 ditë, mesfushori i ri ka lënë mbresa me paraqitjen e tij në fushën e gjelbër.

Puna, vullneti, përkushtimi dhe karakteri i tij i jashtëzakonshëm, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, e bëjnë atë një lojtar të kompletuar. Edhe pse vetëm 16 vjeç, ai shfaq profesionalizëm të lartë, disiplinë taktike dhe fleksibilitet mesfushor, duke kontribuar si në aspektin ofanziv ashtu edhe në atë defanziv.

IMG 5cfe52d3441ca13998d0f420f993195a V

Burime jozyrtare raportojnë se disa klube të mëdha evropiane nga Kroacia, Turqia dhe Greqia kanë shprehur interes për talentin e ri nga Çairi, i cilësuar si një “perlë” e futbollit. Me këtë ritëm zhvillimi, Ismaili pritet të jetë një nga emrat më premtues të futbollit shqiptar në vitet në vijim.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

humben ne parkun e llogarase policia shpeton dy turiste franceze 67d1690d40b07
Story i mëparshëm

Humbën në Parkun e Llogarasë, policia shpëton dy turistë francezë

nena e nje 4 vjecari hengri akulloren e tij ai thirri policet 67d1726cb2b17
Story i radhës

Nëna e një 4-vjeçari hëngri akulloren e tij, ai thirri policët

Të fundit nga

ShkoLartë