Andersson konfirmon një mungesë të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, ka deklaruar se do të jenë pa portierin Robin Olsen

Andersson e ka konfirmuar se Olsen nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës. Këtë trajneri i Suedisë e konfirmojë në konferencë për media në Prishtinë.

Olsen nuk do të jetë i vetmi që do të mungojë ndaj Dardanëve, pasi portierit i është bashkuar Albin Ekdal, i cili gjithashtu nuk do të paraqitet në këtë ndeshje.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet nesër nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ky takim është i vlefshëm në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ngjarja paraprake

Gjendje alarmante në Kosovë, për një javë 70 vdekje dhe afro 5 mijë raste me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti i njohur nga RMV, Nexhat Shahini

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian