Andersson: Fatkeqësisht për ne, ai vendosi të luante për Kosovën

Pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë, Suedia nesër e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të fazes eliminatore për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Ekspedita suedeze sot ka arritur në Prishtinë, ndërsa po mbajnë edhe konferencën para ndeshjes.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson foli edhe për Arbër Zenelin, që dikur ishte pjesë e grupmoshave të reja të Suedisë.

“Prej se ka vendos Arbëri që të luajë për Kosovën nuk e kam shikuar më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë.  Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”, tha Anderrsson.

Ndeshja e Suedisë ndaj Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 35 të vdekur, 1.320 raste të reja.Shërohen 514 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

Bella Hadid shkëlqen në New York me veshjen elegante

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian