ancelotti shmang debatin rreth humbjes nga barcelona 6787f67bc2bc3

Ancelotti shmang debatin rreth humbjes nga Barcelona

January 15, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos, ka shmanguur diskutimet rreth humbjes ndaj Barcelonës me rezultat 5-2 në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.

Tekniku italian ka deklaruar se skuadra e tij ka gjetur zgjidhjen pas këtij rezultati dëshpërues. “Le ta bëjmë të qartë: kjo është një konferencë për shtyp, jo një debat. Unë debatoj me stafin tim dhe me lojtarët. Hapja e një debati këtu nuk më duket vendi i duhur“, është ai me ton të acaruar.

Trajneri italian ka theksuar se ndeshja ndaj Celtës në shtëpi është një mundësi e rëndësishme për të reaguar dhe për të treguar forcën e ekipit pas një loje të dobët. “Kjo ndeshje është një mundësi për të reaguar pas një ndeshjeje të keqe që na lëndoi shumë, por nuk na fundosi. Duam të reagojmë dhe shpresoj që të shkojë mirë”, ka shtuar ai. 

Aktualisht, Real Madrid mban vendin e dytë në La Liga me dyzet e tri pikë, vetëm një më pak se Atletico Madrid që kryeson dhe pesë më shumë se Barcelona në vendin e tretë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen per deklaratat e zejdit perpjekjet per ta paraqitur grubin si te pafajshem duke fajesuar ambasadoret kulmi i manipulimit 6787f5c91a054
Story i mëparshëm

VLEN për deklaratat e Zejdit: Përpjekjet për ta paraqitur Grubin si të pafajshëm duke fajësuar ambasadorët, kulmi i manipulimit!

tesla konfirmon fillimin e prodhimit te modelit te ri y ne fabriken e saj ne berlin 6787f7a791270
Story i radhës

Tesla konfirmon fillimin e prodhimit të Modelit të ri Y në fabrikën e saj në Berlin

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë