ancelotti pritet te largohet nga real madrid ne fund te sezonit 678e8e2898ae9

Ancelotti pritet të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit

January 20, 2025
1 minut lexim

Carlo Ancelotti pritet ta mbyllë aventurën e tij te Real Madridi në fund të sezonit 2024-2025, pavarësisht se kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor 2026.

Sipas radios spanjolle “Onda Cero”, tekniku italian ka vendosur të mos vazhdojë drejtimin e madrilenëve.

Gjatë dy periudhave si trajner i klubit, Ancelotti ka fituar tre tituj të Champions League, dy tituj të LaLiga, një Kupë të Mbretit dhe një titull të Kupës së Botës për Klube.

Kandidat kryesor për ta zëvendësuar italianin në stolin e Real Madrid përmendet Xabi Alonso, aktualisht trajner i Bayer Leverkusen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shtohen automjetet green ne shqiperi 40 e makinave te reja jane elektrike 678e8d3929507
Story i mëparshëm

Shtohen automjetet green në Shqipëri: 40% e makinave të reja janë elektrike

kallas uron trumpin 678e91aeb9efc
Story i radhës

Kallas uron Trumpin

Të fundit nga

ShkoLartë