Ancelotti: Premierliga, kampionati më i mirë në botë

Carlo Ancelotti nuk ka hezituar të tregojë se cili është kampionati më i fortë në botë.

Trajneri italian i Everton, Ancelotti, ka thënë disa fjalë para derbit të qytetit kundër Liverpool.

Ai ndër të tjerash ka treguar edhe cili është kampionati më i fortë në botë, duke mos hezituar të zgjedh Premierligën.

“Unë kam trajnuar skuadra në shumë vende, por Premierliga për mua është liga më e mirë në botë”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti drejtonte skuadra si Bayern Munich, Paris Saint Germain, Juventus, Parma, Milan, Chelsea e Real Madrid.

Everton, skuadra e dytë që drejton në Premierligë, duket ta ketë bindur atë për kampionatin më të mirë në botë.

Ngjarja paraprake

Tragjedi/Tre anëtarë të një familje nga Kosova humbin jetën në aksident trafiku në Gjermani

Ngjarja e ardhëshme

126 bujqve dhe fermerëve të Obiliqit ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian