ancelotti pranon gabimin 6550ed98cc51b

Ancelotti pranon gabimin

November 12, 2023
1 minut lexim

Real Madridi mori një fitore bindëse 5-1 ndaj Valencias të shtunën në mbrëmje, një rezultat që i ka kthyer ata dy pikë larg Girona-s kryesuese në renditjen e La Ligas.

Ishte një paraqitje perfekte kolektive nga Los Blancos.

Dani Carvajal shënoi brenda tre minutave, ndërsa Vinicius dhe Rodrygo fundosën Vlencia-n me nga dy gola secili.

Pavarësisht kësaj, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pranoi pas ndeshjes se kishte bërë një gabim me zgjedhjet e formacionit titullar.

“Luka Modric duhet të ishte titullar sot, jam treguar i padrejtë. Kjo është ajo që ndodh kur ke një skuadër kaq cilësore”.

Modric ka qenë i pakënaqur me aktivizimin e tij të pakët deri më tani këtë sezon, por me Aurelien Tchouameni të dëmtuar për momentin, kroati mund të gjejë më shumë hapësira në ndeshjet e ardhshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

blero i dashuruar marrezisht jam 45 vjecar edhe se spjegoj dot ate qe ndjej 6550ebfa26b1d
Story i mëparshëm

Blero i dashuruar marrëzisht: Jam 45-vjeçar edhe s’e spjegoj dot atë që ndjej

pak jave deri te liberalizimi i vizave pritet fluks vizitash drejt evropes 6550eda4b5785
Story i radhës

Pak javë deri te liberalizimi i vizave, pritet fluks vizitash drejt Evropës

Të fundit nga

ShkoLartë