Ancelotti nuk heq dorë, e dëshiron Iscon te Evertoni

Carlo Ancelotti është i vendosur që të transferojë Isco Alarconin në afatin kalimtar të janarit nga Real Madridi.

Trajneri i Evertonit e transferoi James Rodriguezin në verën që shkoi nga Los Blancos, ndërsa tani e do edhe spanjollin.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, Ancelotti ka kontaktuar me lojtarin dhe i ka konfirmuar dëshirën e tij që ta ketë në Goodison Park.

28-vjeçari nuk i ka raportet e mira me Zinedine Zidanen dhe një largim i tij nga madrilenët në janar është i mundur.

Kontrata aktuale e Iscos përfundon në vitin 2022, e që trajneri francez nuk llogaritë më në shërbimet e tij.

Kështu, Ancelotti dëshiron që ta ribashkojë Iscon me Jamesin dhe të krijojë një skuadër që mund të fitojë titullin e Ligës Premier.

Ngjarja paraprake

Lori Hoxha hapi dyert e garderobës së saj dhe të gjitha vajzat u fiksuan

Ngjarja e ardhëshme

Afrika regjistron mbi 14.700 raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian