Analistët evidentojnë faktorët që kanë çuar në rënien e popullaritetit të Ramës

Në sondazhin e dytë të Euronews Albania dhe MRB, 1600 qytetarë të pyetur mbi popullaritetin e tre liderëve kryesorë të politikës në vend, vihet re një rënie e mbështetjes ndaj kryeministrit, Edi Rama. Nga ana tjetër ka një rritje të lehtë për Lulzim Bashën.

Edlira Gjoni thotë se liderët kanë një mbështetje më të madhe se partitë që përfaqësojnë duke i cilësuar si identifikues të forcave politike që udhëheqin.

Rritjen e popullaritetit të Bashës, analistja e lidhi me prezantimin e programit të PD-së. “ Të tre liderët janë shumë më përpara partisë vetë. Po të hiqnim emrat e tyre do të kishte një konfuzion brenda mbështetësve”, tha znj. Gjoni.

Blendi Çaka, pedagog, thotë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes pëlqyeshmërisë për partinë dhe liderin.

Ai tha se mbështetja që lideri ka mbi partinë është treguar nëse kemi të bëjmë me liderin e duhur ose jo.

“Kjo është tipike për politikanët e suksesshëm. Pasi tregojnë se tërheq partinë. Kjo do të thotë se votues jashtë partisë ka pëlqyeshmëri për këto parti”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeredaktori i GSH.al, Erl Murati thotë se shifrat janë shumë të mira pasi edhe liderët botërorë janë në këto nivele sa i takon popullaritetit.  Ai nënvizoi se duhet para nëse rëna e Ramës është trend apo luhatje e momentit

“Duhet parë nëse kjo rënie e Ramës është një trend. Gjuha e z. Basha ka ardhur duke u qetësuar gjatë ditëve të fundit dhe ka punuar për të bashkuar opozitën dhe paraqitur programin”, tha z. Murati.

Ngjarja paraprake

Franca zgjat jetëgjatësinë e reaktorëve nuklearë

Ngjarja e ardhëshme

Edhe Bajoku eliminohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian