Anadolu Agency mesazh ngushëllimi për vdekjen e drejtorit të agjencisë bullgare të lajmeve

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Şenol Kazancı, ka dërguar një letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare Bullgare të Lajmeve (Agjencia Telegrafike Bullgare – BTA), Maksim Minçev, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me shumë pikëllim e mora lajmin për vdekjen e z. Maksim Minçev, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Bullgare të Lajmeve BTA”, shkroi Kazancı në letrën e tij drejtuar BTA-së.

“E kujtoj z. Minçev, si ai që kontribuoi shumë në avancimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes Anadolu Agency dhe BTA-së. Në mesin e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare mediatike, ai ka ngritur pozicionin e tij në treg si një figurë e lartë”, theksoi më tej ai.

Kazancı gjithashtu shprehu ngushëllime ndaj ekipit të BTA dhe familjes së të ndjerit Minçev. “Anadolu Agency ndan pikëllimin e tyre dhe qëndron pranë tyre gjatë këtyre kohërave të vështira. Le të prehet në paqe shpirti i tij”, tha Kazancı.

Me rastin e vdekjes së Minçev, mesazh ngushëllimi ndanë edhe anëtarët e Bordit Drejtues të Aleancës së Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore (ABNA-SE); Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA) dhe Kryetarja e ABNA-SE, Armela Krasniqi, Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı si dhe Sekretari i Përgjithshëm i ABNA-SE njëherësh edhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë greke të lajmeve ANA/MPA, Michalis Psilos.

Minçev, dje ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare.



.. .

Ngjarja paraprake

Uji në Tetovë ka ndryshuar ngjyrën dhe mban aromë të keqe, autoritetet thonë se është i sigurt për pije

Ngjarja e ardhëshme

Si duhet të flisni me fëmijët rreth Covid-19?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian