Anadolu Agency dhe TIKA fillojnë trajnimin online për gazetarët

Prodhuesi kryesor i lajmeve të Turqisë, Anadolu Agency (AA) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), organizata shtetërore e ndihmave, sot kanë nisur program trajnimi online për gjeneratën e re të gazetarëve.

Ngjarja dy ditore do të mbledhë 25 përfaqësues të mediave nga tetë vende përmes video-konferencës. Gjuha e trajnimit është arabishtja.

Duke u adresuar në ceremoninë e lançimit, drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, Cihangir İşbilir tha se agjencia është e lumtur të ndajë përvojën e saj 100-vjeçare në gazetari me kolegë gazetarë.

Duke theksuar se mediat tradicionale po merren nga mediat e reja, ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të ndjekin trajnim të specializuar në fusha të ndryshme të organizuara nga AA.

Po ashtu në ceremoninë foli edhe Ugur Tanyeli, zyrtar i lartë i TIKA-s, i cili tha se më shumë se 700 përfaqësues të mediave në mbi 40 vende kanë marrë pjesë në programe të shumta trajnimi që TIKA i ka organizuar.

“Jemi krenarë për bashkëpunimin tonë me Anadolu Agency, një nga mediat me rrënjë të Turqisë në fushën e trajnimit të gazetarisë dhe studimeve të komunikimit”, tha ai.

Mehmet Öztürk, kryeredaktori i gjuhëve të huaja të AA-së mbajti ligjeratën e parë të programit të trajnimit dhe bëri një prezantim mbi operacionet globale të agjencisë.

“Me transmetimin e përditshëm të AA-së në 13 gjuhë të ndryshme, arabishtja ka një rëndësi të veçantë midis tyre”, tha Öztürk.



. .

Ngjarja paraprake

Qeveria kërkon mënyrë për t’i rritur kompetencat e inspektorëve

Ngjarja e ardhëshme

Osmani: Dialogu Kosovë-Serbi, në favor të politikanëve serbë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian