Amir Rrahmani ishte mungesa e madhe te Kosova, ky është sqarimi i FFK-së

Amir Rrahmani ishe pa asnjë dyshim njëra ndër mungesa më e madhe te kombëtarja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rrahmani nuk erdhi për ndeshjen e mbrëmshme, andaj Federata e Futbollit të Kosovës është sqaruar sonte për mos ardhjen e tij, duke bërë të ditur se ishin institucionet nga Regjioni i Napolit që nuk e lejuan ardhjen e kapitenit të Kosovës.

Ky është sqarimi i plotë.

“Presidenti Ademi me këtë rast falënderoi edhe institucionet shtetërore për angazhimin e tyre për ta sjellë Amir Rrahmanin në Kosovë, si  Ministrinë e Sportit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadën italiane në Prishtinë, ambasadoren e Kosovës në Romë, Federatën e Futbollit të Italisë si dhe UEFA-n e FIFA-n që kanë qenë të involvuara në këtë rast”.

“Ishte vendim i autoriteteve shëndetësore të Regjionit të Napolit për të mos e lejuar atë të udhëtojë në Kosovë. Prandaj, kritika ndaj këtyre futbollistëve është krejtësisht e padrejtë, sepse ata futbollistë janë vlerë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja paraprake

Amber Rose poston foto lakuriq e shtrirë në shtrat

Ngjarja e ardhëshme

Filmi “EXIL” nga Kosova, kandidat për Oscar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian