Ami dhe Ermali “arratisen” me fëmijët

Familja Mamaqi është “arratisur” me rastin e Vitit të Ri drejt një destinacioni, që nuk e kanë bërë të ditur. Të gjithë bashkë, Ermali dhe Amarda, me dy fëmijët, Joelin e Sian, po shijojnë dtët e para të vitit për të pushuar me njëri-tjetrin.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë Ami përmes disa imazheve shumë të ëmbla të shkëputura nga mbrëmja e tyre familjare. Ajo ka publikuar një video, në të cilën shihet Ermali bashkë me dy fëmijët shtrirë në një krevat, teksa të tre bashkë shikojnë një film.

“Nata e filmave. E para për 2021”, ka shkruar Amarda.

Image

Insta

Mesa duket kjo është një traditë në familjen e tyre dhe një mënyrë e mirë që Ermali dhe Ami të kalojnë më shumë kohë me fëmijët. Çifti i famshëm janë kujdesur gjithmonë që fëmijët e tyre të shijojnë në maksimum çdo festë dhe në të tilla raste shfrytëzojnë dhe kohën për të qëndruar më pranë me ta. Madje këtë vit ata vendosën që të krijonin një kujtim shumë të bukur për familjen e tyre, duke xhiruar një video shumë të veçantë me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Dyshja ndanë disa video e momente të ndryshme gjatë xhirimeve, në të cilat shihej se Joeli dhe Sia e vogël ishin super të lumtur.

Ngjarja paraprake

Tik-taku në Gjykatën Kushtetuese/Zgjedhjet e 30 qershorit, Teatri dhe Kodi Zgjedhor, dosjet që ndikojnë politikën

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian