Amerika Latine dhe Karaibet humbin 34 milionë vende pune nga COVID-19

Rreth 34 milionë vende pune janë humbur në të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibet për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), thuhet në një raport të publikuar këtë javë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti paralajmëroi se kriza do të përkeqësojë “nivelet e larta të pabarazisë që ekzistonin para shpërthimit të pandemisë” në rajon.

“Punëtorët më të prekur nga kriza janë të rinjtë, gratë dhe të rriturit me kualifikime më të ulëta”, thuhet në raport.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën nga virusi arriti në 1.020.000 të enjten ndërsa infeksionet arritën në më shumë se 34 milionë, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA.

SHBA, Brazili dhe India përbëjnë gati 45 për qind të të gjitha vdekjeve nga COVID-19 në të gjithë botën, ku Amerika Latine zë më shumë se një të tretën e rasteve totale.

Brazili

Pavarësisht vazhdimit të raportimit të mijëra rasteve të reja ditore të koronavirusit, Sao Paulo, qyteti më i madh i Brazilit, filloi një program masiv testimi për COVID-19 të enjten për studentët dhe mësuesit e shkollave publike, një veprim që autoritetet shpresojnë se do të lejojë institucionet arsimore të rinisin procesin mësimor me prani fizike.

Vendi regjistroi 728 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 36.157 raste gjatë 24 orëve të fundit, raportuan autoritetet shëndetësore të vendit.

Vendi i Amerikës së Jugut tani ka regjistruar 144.680 vdekje nga COVID-19 dhe 4.847.092 raste të konfirmuara.

Peru

Peru përballet me një grevë të re 48-orëshe në mbarë vendin nga mjekët dhe punonjësit shëndetësorë, të cilët kërkojnë investime më të mëdha në sektorin shëndetësor ndërsa rastet me COVID-19 rriten në vend, e cila ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë për frymë në botë nga COVID-19.

Mjekët po kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta pasi infektohen më shumë kolegë të tyre. Deri të enjten, 199 kishin vdekur nga virusi dhe më shumë se 4.000 ishin infektuar.

Numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 814.829 me 32.463 vdekje. Qeveria pohon se infeksionet ditore dhe fatalitetet kanë filluar të bien përfundimisht.



. .

Ngjarja paraprake

Trump letër Ramës, e falënderon për mbështetjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i kërkon zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian