AMD sjell procesorët e parë buxhetorë të arkitekturës Zen3

Kur AMD zbuloi për herë të parë çipet Ryzen 5000 me arkitekturën Zen3 në fund të 2020-ës, linja nuk kishte asnjë procesor poshtë 300 dollarëve.

Nëse po kërkonit procesorë më të lirë, opsionet e vetme ishin Ryzen 3600, 3300X dhe 3100. Por këta procesor prej muajsh është e vështirë ti gjeni në treg dhe konkurrenca e re e Intel për procesorët nën 200 dollarë me gjeneratën e 120-të si i3-12100 dhe i5-12400 i ka bërë çipet AMD më pak të kërkueshëm.

Situata pritet të ndryshojë së shpejti ndërsa AMD prezantoi ditën e sotme procesorë me çmime që sillen nga 99 deri në 299 dollarë dhe janë të përshtatshëm për kompjuterët buxhetorë.

Çipet e reja Ryzen 5000 bazohen të gjithë në arkitekturën Zen 3. AMD thotë se do të jenë në shitje nga data 4 Prill, pak javë pas debutimit të çipit të rangut të lartë Ryzen 7 5800XD.

Ryzen 4100 dhe 4500 janë çipet e para AMD të serive ryzën 4000 pa grafika të integruara. Ryzen 4000 ishin të gjitha APU kur u shitën për prodhuesit e kompjuterëve por asnjëherë nuk erdhën për konsumatorët individualë.

Duke kaluar në Ryzen 4600G, ngjan me të njëjtin çip që AMD ka shitur tek prodhuesit e kompjuterëve prej vitesh. Nuk ka asgjë emocionuese në të por çmimi prej 150 dollarësh e bën mjaft joshës sidomos me grafikat Vega të integruara. Është një opsion për tu konsideruar nëse dëshironi të përditësoni nga Ryzen 2400G dhe 3400G.

Gjërat bëhen më interesante kur ngjitemi në kufirin e 200 dollarëve ku Ryzen 5 5600 është një zëvendësues i vërtetë për Ryzen 5 3600 dhe duhet të jetë po aq i shpejtë sa Ryzen 5 5600X duke qenë se kanë të njëjtin numër bërthamash. Ndërsa modeli 5700X zë një vend të ngjashëm me 5800X.

Ndërsa Ryzen 5 5500 duhet të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Ryzen 5 4500 për 160 dollarë.

Mungesa prej kohësh e kësaj kategorie çipesh për segmentin e kompjuterëve buxhetorë mund të shpjegohet me krizën e çipeve me AMD që vendosi ti jepte prioritet prodhuesve të mëdhenj si HP dhe Lenovo.

Por gjithashtu vlen të theksohet se për herë të parë që prej viteve 2000, AMD kishte një avantazh prodhimi dhe performance krahasuar me Intel. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qëlloi nënën me thikë/ “Bir a ke para?”

Story i radhës

Programet e vjetra dhe intrigat e reja pansllaviste në luftë për dominim

Të fundit nga