AMD lançon procesorë të rinj Zen3 për desktopët

Procesorët Ryzen 5000 për desktopët janë padyshim të shpejtë por janë 105-vat dhe ata që po kërkojnë të ndërtojnë një kompjuter më efikas do të kërkojnë alternativa të tjera.

AMD është gati ti përgjigjet kësaj thirrjeje me procesorët e rinj jo-X Ryzen 7 5800 dhe Ryzen 5900 me një TDP prej 65-vat. Këta procesorë kërkojnë një ushqyes më të vogël dhe përshtaten për desktope të vogla me 8 dhe 12 bërthama.

Kompania nuk hyri në detaje se ku dallojnë 5800X dhe 5900X me modelet e reja përveç konsumit të energjisë, por bazohen mbi të njëjtën arkitekturë Zen 3.

Ryzen 7 5800 ka një frekuencë bazë prej 3.4Ghz dhe turbo 4.6Ghz ndërsa Ryzen 9 5900 frekunecë 3.0Ghz bazë dhe 4.7Ghz turbo.

Mbi të gjithaë AMD mund të rrijë të përfshijë akoma më shumë çipe Zen3 në sistemet OEM të prodhuesve si HP, Lenovo apo Dell. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Putin informon Erdoğan në lidhje me takimin trepalësh për Malësinë e Karabakut

Ngjarja e ardhëshme

M-Technologie fillon përgatitje, a do të ketë përforcime?

të fundit nga