Ambasadorja e Britanisë së Madhe largohet nga Ukraina

Melinda Simmons, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, është larguar nga vendi.

Ambasadorija e Britanisë në Ukrainë është larguar për shkak të “situatës serioze të sigurisë”, tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

Më herët gjatë pushtimit, ambasadorja Melinda Simmons dhe një staf i reduktuar i ambasadës u zhvendosën nga kryeqyteti Kiev në Lviv në Ukrainën perëndimore, ku kërcënimi konsiderohej më pak i mprehtë.

Duke dhënë dëshmi për Komitetin e Punëve të Jashtme të Commons, Truss tha se të gjitha misionet diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar në vend tani janë mbyllur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush e ka thyer vazon? Zgjedhja jote tregon shumë për personalitetin tënd

Story i radhës

Vuçiq me Putin e ndërkohë Edi me Aleksandrin!

Të fundit nga