Ambasadori rus në Britani: Nuk do të lejojmë që Navalny të vdesë në burg

Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrei Kelin, është shprehur se aktivisti i opozitës Alexeiu Navalny “nuk do të lejohet të vdesë në burg”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

44-vjeçari Navalny gati sa vdiq në gusht të vitit të kaluar kur u helmua me agjentin nervor kimik, Nocichock.

Ai ka akuzuar presidentin Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit të cilin Kremlini e mohoi.

Ai u burgos në shkurt për akuzat e vjetra të përvetësimit dhe ka qenë në një grevë urie për 18 ditë, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe mpirjen e këmbëve./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Arrestohet një grua ‘topless’ në ceremoninë e varrimit të Princit Philip

Ngjarja e ardhëshme

Mickoski: Kjo në Kuvend është terrorizëm, dhe jo 27 prilli

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian