Ambasadori rus: Është trillim që Putini anuloi vizitën në Serbi

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, ka hedhur poshtë pretendimet për anulimin e vizitës së presidentit Rus Vladimir Putin në Serbi si një “trillim i plotë dhe i papërgjegjshëm”.

“Shkrime të pabesueshme në gazetën ‘Danas’ se presidenti rus Vladimir Putin ‘ka anuluar’ presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Nuk ka asnjë lidhje me realitetin, dhe është një trillim i plotë dhe i papërgjegjshëm”, ka shkruar Bocan-Harçenko në Twitter.

Ambasadori deklaroi se presidentët e Rusisë dhe Serbisë janë “në kontakt të vazhdueshëm dhe kuptimplotë dhe gjithmonë koordinojnë lëvizjet e tyre me njëri-tjetrin”. “Sapo të vijë koha, gjithçka do të zbulohet zyrtarisht,” shtoi Bocan-Harçenko.

Duke cituar burime jozyrtare nga qarqet diplomatike, “Danas” ka njoftuar se Putini nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, siç ishte paralajmëruar më parë.

Në qershor, pas një takimi me presidentin rus në Moskë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pat thënë se Putini ka konfirmuar se do të vizitonte Serbinë në tetor dhe se kjo do të jetë një “ngjarje madhështore” sepse tempulli i Shën Savës në Vraqar do të hapet atëherë, shkruan “Danas”.

Ngjarja paraprake

Haxhi Krasniqi konfirmon revanshin me Dominic Boesel

Ngjarja e ardhëshme

Cakaj: Sot është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ujërave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian