Ambasadori britanik: Nuk u arrit dakordësia për reformën zgjedhore

Miratimi pa konsensus i Kodit Zgjedhor nga mazhoranca me mbështetjen e  disa deputetëve të ashtuquajtur të opozitës parlamentare ka zhgënjyer Ambasadorin e Britanisë së Madhe, i cili ka qenë ngushtësisht i angazhuar për reformën Zgjedhore.

Nga Korça, Duncan Norman tha votimi shkeli një histori të gjatë të reformave të rëndësishme konsensuale.

Duncan Norman: “Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar. Ato ç’kanë ndryshuar janë ato çfarë u pasuan me ndryshimet kushtetuese pas miratimit të 5 qershorit.

Unë po them atë që kam thënë më parë që qeveria britanike është e zhgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çfarë ishte dakordësuar në 5 qershor.

Pjesa për të cilën un jam zhgënjyer është fakti që Shqipëria  ka një kohë të gjatë bërjesh reformash në mënyrë konsensuale dhe këtë herë kjo gjë nuk ndodhi. Ky është burimi i shqetësimit tim.”

Përfaqësuesi i Londrës në Shqipëri, nuk pranoi të komentojë deklarimet e presidentit Ilir Meta, por theksoi se nevojën për të ngritur sa më parë Gjykatën Kushtetuese.

 Duncan Norman: “Mendoj se nuk do ishte e drejtë si ambasador të komentoja mbi atë çfarë është ose jo e drejtë të bëjë presidenti i një vendi. Në mendimin tim është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë sepse mendoj që luan një rol të rëndësishëm, pra duhet të jetë prioritet absolut formimi saj.“

I pyetur për zgjedhjet e lira, ai tha se diçka e tillë mund të ndodhë nëse politikanët kanë vullet dhe punojnë në këtë drejtim, ndërsa ua ka kolegëve të BE të sqarojnë nësë e dëmtojnë integrimin disa vendime të Mazhorancës së majtë

Ngjarja paraprake

FMN: Rimëkëmbje më e brishtë për eurozonën

Ngjarja e ardhëshme

Selektori i Kosovës, jep alarmin nga Greqia

të fundit nga