Ambasadori britanik: Afati drejt fundit, partitë të sigurojnë kandidatë të pastër, të pa lidhur me krimin

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë që po përgatisin partitë.

Me një shënim të shkurtër në Twitter, Norman shkruan se afati i mbylljes së listave është shumë pranë, ndërsa kërkon kandidatë të pastër që të përfaqësojnë qytetarët e jo krimin.

Ambasadori Duncan Norman në Twitter:

Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë.

Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.

Image

Insta
Ngjarja paraprake

Rriten rastet me COVID në Palestinë

Ngjarja e ardhëshme

Reagon djali i Aziz Salihut: Kush janë ata...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian