Ambasadori Amerikan Christopher Hill në Ohër, Ziadin Sela e quan projekt rus

Sot në Ohër do të hapet zyrtarisht Samiti i iniciativës rajonale “Open Balkan”, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, kryeministri i Mali të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovina, Zoran Tegeltija, shkruan ditari.mk

Të pranishëm në këtë Samit do të jenë edhe Ambasadori Amerikan në Beograd, z. Chris Hill, por edhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, z. Oliver Varhelji.

Edhe përkundër pranisë së personaliteteve eminent nga Bashkimi Europian dhe SHBA që mbështesin këtë iniciativë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vazhdon me avazin e vjetër duke e cilësuar Samitin “Open Balkan” si projekt rus.

Përndryshe, sot në këtë Samit do të nënshkruhen memorandume dhe marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në sferën e kulturës, arsimit dhe turizmit.

Story i mëparshëm

Politikanët e korruptuar dhe sipërmarrësit e mëdhenj

Story i radhës

Тони од Пробиштип стана МИЛИОНЕР, со освоени 1.301.493 денари од МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ

Të fundit nga