Ambasada ruse i përgjigjet Ramës: Na vjen keq që vullneti ynë i mirë u mor si provokim

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar pas komenteve që bëri kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në lidhje me çështjen e vaksinës.

Rama e cilësoi provokim dhe qesharake ofertën që ambasada ruse në Tiranë i bëri Shqipërisë për vaksinën përmes në postimi në rrjetet sociale.

Në reagim, ambasada ruse shkruan se e kanë të vështirë të kuptojnë se pse kryeministri i vendit “u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë më 28 dhjetor.

Ambasada vijon të shpjegojë se vetëm sa “ka reaguar ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së, dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit.”

Sqarimi vijon më tej: “Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.” 

Në përfundim, ambasada ruse shkruan se u vjen keq që “vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese.”

REAGIMI

 Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti.Ambasada vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së (https://twitter.com/endrifuga/status/1342754317560918018) dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit (https://top-channel.tv/…/vaksina-e-covid-rama-vendim…/).Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.Kujtojmë  se Rama u shpreh ditën e djeshme se se kishte menduar se ishte një meme, pasi shtoi ai, për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla.Edi Rama tha se pret që Rusia të kërkojë falje për veprimin që bëri. Në fund ai tregoi edhe objektivat për vaksinën dhe nuk e përjashtoi atë të Rusisë.

Ngjarja paraprake

​Infektohet me COVID-19 infermieri në Amerikë gjashtë ditë pasi mori vaksinën

Ngjarja e ardhëshme

Mbani paratë poshtë tapetit, traditat në natën e Vitit të Ri për të larguar fatin e keq

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian