Ambasada italiane në Tiranë reagon për dorëheqjen e Bashës: Respekt për vendimin e tij! Po hapet një fazë e re

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga PD.

Për këtë ka reaguar ambasada italiane në Tiranë.

Ambasada italiane në Tiranë: Respekt për vendimin e kryetarit të opozitës Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë.

Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jehona e deportimeve të epokës sovjetike alarmon historianët

Story i radhës

Rusët nuk po gjejnë ushqime nëpër markete, qeveria po i demanton

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish