Ambasada e SHBA-së publikon pamjet: Manovrat ushtarake amerikane në Adriatik

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë video të anijes së furnizimit logjistik të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara James A. Loux zhvilloi manovra dhe trajnime stërvitore në detin Adriatik pranë Durrësit fundjavën e kaluar.

Trajnimi i ekuipazhit përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të marrë një anëtar të bordit të ekuipazhit, i cili simulonte mbytjen në det.

Anija James A. Loux është në Portin e Durrësit për Stërvitjen Defender Europe 21, si pjesë e operacionit të përbashkët të logjistikës nga deti në breg, për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bob Hope në Shqipëri.

Ngjarja paraprake

Gaza mban funeralet e të vrarëve, vijon zjarri ajror i Izraelit si dhe raketat e Hamas

Ngjarja e ardhëshme

Koeman nuk i ka punët mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian