Ambasada e BE për ndryshimet në kod: Na vjen keq që s’u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para votimit

Pas Ambasadës amerikane dhe asaj britanike, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së BE-së në vendin tonë për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Në një reagim në tëitter, delegacioni europian në Tiranë shprehet se marrin parasysh votimin e kodit të ri nga Parlamenti por shprehin keqardhje që nuk mund të arrihej asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të kalonin në Kuvend.

Nga ana tjetër nënvizohet se ndryshimet në kodin zgjedhor nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore, ndërsa nxiten palët të përmirësojnë dialogun politik dhe të vijojnë me reformat për integrimin.

Deklarata e plotë

Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në kodin zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit në mars.

Na vjen keq që nuk mund të arrihej asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votoheshin ndryshimet në Parlament.

Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të prezantojë standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit.

Ngjarja paraprake

Turqi, bie numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike

Ngjarja e ardhëshme

“Pekini promovon tregtinë globale përkundër pandemisë”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian