ambasada britanike i kunderpergjigjet vuciqit 659fdc8d91d74

Ambasada britanike i kundërpërgjigjet Vuçiqit

January 11, 2024
1 minut lexim

Britania e Madhe nuk e konsideron Serbinë si shtet “proksi rus”, por se elementë të caktuar në vend veprojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë, u tha sot agjencisë Beta në ambasadën britanike në Beograd.

“Ne besojmë se në Serbi ka elementë që veprojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë duke kërcënuar stabilitetin dhe kapacitetet demokratike të rajonit. Serbia është shtet i pavarur, sovran. Mbretëria e Bashkuar ka bashkëpunuar me Serbinë për një sërë prioritetesh të përbashkëta për një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Ambasada duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë britanike, David Cameron, në Komitetin e Politikës së Jashtme të parlamentit britanik.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha dje se ishte i zhgënjyer nga deklarata e Cameron dhe shtoi se “Serbia nuk është përfaqësuese e Rusisë, Amerikës, Britanisë, Gjermanisë apo kujtdo tjetër, por një vend i pavarur”.

Nga ambasada e Britanisë së Madhe thanë sot se Cameron “tregon elemente brenda Serbisë që ata besojnë se punojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë dhe jo të vetë shtetit të Serbisë”.

“Serbia është një shtet i pavarur sovran dhe ne mirëpresim qëndrimin e qartë të qeverisë serbe në drejtim të kundërshtimit të luftës në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë ta inkurajojmë Serbinë që të zbatojë sanksione kundër Rusisë. Mund të mos pajtohemi plotësisht, por mirëpresim dialogun e rregullt me ​​Qeverinë e Serbisë për këto çështje”, theksojnë nga Ambasada.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

boston tregon forcen minnesota dhe denver bien 659fdc16150a1
Story i mëparshëm

Boston tregon forcën, Minnesota dhe Denver “bien”

hyseni me manifestimin flaka e janarit 2024 nderojme te renet per liri 659fdcc92dacc
Story i radhës

Hyseni: Me manifestimin ‘Flaka e Janarit 2024’ nderojmë të rënët për liri

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë