Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranuar sot një donacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga Covid-19, si maska shumë përdorimesh, dezinfektues dhe dorëza që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saj.
Me këtë rast ministri Veliu ka falënderuar Ambasadën për ndihëm të vazhdueshme, duke shtuar se institucionet janë duke bërë të pamundurën në luftimin e pandemisë.