Amazon gjobitet në Evropë për shkelje me të dhënat e përdoruesve

Amazon është goditur me një gjobë prej 746 milionë eurosh nga autoritetet Evropiane për shkeljen e ligjeve të mbrojtjes së të dhënave.

Gjoba e cila u bë publike ditën e sotme u lëshua nga autoritetet rregullatore të Luksemburgut dy javë më parë.

Komisioni Për Mbrojtjen e të Dhënave në Luksemburg tha se përpunimi i të dhënave personale të përdoruesve nga Amazon nuk është në përputhje me ligjin Evropian të Privatësisë GDPR.

Amazon duhet të rishikojë disa prej praktikave të saj të biznesit. Kompania ka zyrat qendrore Evropiane pikërisht në Luksemburg dhe mohoi të ketë vepruar në kundërshti me GDPR.

Hetimet ndaj Amazon nga autoritetet filluan në 2018-ën. Nën ligjin GDPR, autoritetet për mbrojtjen e të dhënave në çdo vend Evropian mund të gjobisin kompanitë me 4% të të ardhurave të tyre vjetore në rast se kanë bërë shkelje.

Ndërsa gjoba mund të duke e madhe, në sytë e raportit të fundit financiare të Amazon ku gjeneroi 113 miliardë dollarë në vetëm tre muaj, duket thuajse e papërfillshme. /CIO Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Disa histori të sikletshme në takimet e para!

Ngjarja e ardhëshme

Ansambli Kombëtar Shqiptar i RMV-së mori vendin e parë në Bullgari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian