Amazon do të krijojë një serial për kolapsin e FTX

Vëllezërit Russo do të krijojnë një serial për Amazon bazuar në historinë sesi FTX, një prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave, gjeti një fund kaq skandaloz dhe të shpejtë.

Sipas Variety, Amazon ka aprovuar një adaptim të një seriali me tetë episode dhe synon të fillojmë xhirimin vitin e ardhshëm.

David Weil, i cili më parë kishte punuar me vëllezërit Russo në serialin Citadel transmetuar në Prime, do të shkruaj skenarin e episodeve.

FTX shpalli falimentin javën e kaluar pasi një seri ngjarjesh çuan në kolapsin e saj në një periudhë të shkurtër. Vlera e monedhës së bursës, FTT, ra me shpejtë në fillim të muajit pasi bursa rivale Binance njoftoi se do të shiste të gjitha posedimet e saj në FTT për shkak të disa zbulimeve.

Pak ditë përpara se Binance të niste likuidimin e FTT, CoinDesk raportoi se Alameda Research, një firmë tregtare e cila ishte themeluar nga ish CEO i FTX, Sam Bankman-Fried, mbështetej kryesisht në monedha FTT.

CoinDesk shkruante se lidhja mes FTX dhe Alameda ishte çuditërisht shumë e afërt. Ishte raportuar se Alameda gjendej në vështirësi financiare dhe kishte përdorur depozitat e konsumatorëve në FTX për të paguar borxhet.

Investitorët e vegjël dhe konsumatorët e zakonshëm që nuhatën rrezikun bënë kërkesa për tërheqje duke shkaktuar një problem likuiditeti. Binance fillimisht ra dakord të blinte FTX por më pas u tërhoq.

Ishte goditja përfundimtare ndaj FTX që shpalli falimentin dhe CEO dhe dorëheqjen. Historia shkon më tutje se kaq ndërsa miliarda dollarë mungojnë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Produktet duhet të ulen nga 10% nga të gjitha kompanitë

Story i radhës

Pas sulmeve mbi infrastrukturën, Ukraina i kërkon komunitetit ndërkombëtar reagim të fortë ndaj Rusisë

Të fundit nga