Altin Dumanit në krye të SPAK, deputeti i PD-së: Ndërhyri kur tha që ambasadores i kanë filluar procedurat për largim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka folur në lidhje me zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Ai u shpreh në emisionin “Open” në News 24 se gara më shumë se mes kandidatëve ka qenë mes modeleve të institucioneve, duke theksuar se Rama donte të mbronte modelin autokratik.

“Nuk ishte përplasje mes Ramës dhe Yuri Kim por përplasje mes modeleve të institucioneve, ambasada shpreh politikën e DASH dhe ishte aty për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, ndërsa Rama mbronte modelin autokratik. Përplasja ka qenë mes modeleve, jo emrave. Për interes të publikut kanë qenë 2 raste ku ambasada ka marrë pjesë në 2 procese. Kanë shkuar në zgjedhjet për komunitetin mysliman në Shqipëri për të frenuar frymën e Erdoganit dhe këtë herë për të ndaluar modelin e Ramës.

Shkaku është lufta karshi korrupsionit por përplasja ka filluar në 31 gusht të këtij viti, me largimin e drejtorit të policisë Gledis Nano. SHBA tha që ai ishte një partner i rëndësishëm i tyre. Më pas kishim 22 nëntorin, e vetmja ndërhyrje që ka bërë kryeministri është ajo e datës 7 dhjetor kur tha që ambasadores i kanë filluar procedurat për largim. Kjo është skandal më vete, ajo donte t’i jepte mesazh KLP-së që kjo ka ikur. Kur ajo tha që është këtu edhe për ca kohë ishte DASH që po fliste.

Nga 2016-2021 ka qenë një debat që ngarkonte opozitën për refuzim të reformës në drejtësi, sot është mazhoranca ajo që e ndalon reformën në drejtësi. Ti shkarkon një partner të fortë të tyre, çfarë pret? Ambasadorja i ka dhënë mesazh qeverisë që edhe nderi ka fat”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Busquets vendos për t’u larguar nga Barcelona

Story i radhës

“Doja të fundosesha prej kësaj bote” – Xhuli Nura rrëfen historinë e videos intime që iu publikua para 12 vitesh

Të fundit nga