alternativa takon aktivistet ne tetove 674ce5852dfac

Alternativa takon aktivistët në Tetovë

December 2, 2024
1 minut lexim

Tetovë, 1 dhjetor – Sot, në Tetovë, Alternativa, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, takoi strukturat dhe aktivin e partisë.

Ky takim u realizua si pjesë e angazhimit për llogaridhënie, transparencë dhe përkushtim në qeveri, në kuadër të koalicionit VLEN.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku të pranishmëve iu drejtuan funksionarë të lartë partiakë dhe ekzekutivë. Strukturat patën mundësi të shtrojnë pyetje, të japin sugjerime dhe kritika, duke kontribuar në një diskutim të hapur dhe produktiv.

Fjalë përshëndetëse mbajtën Kryetari i Degës, Jusuf Abduli; Anëtari i Kryesisë Qendrore, Gazmend Aliu; Anëtarja e Kryesisë Qendrore, Merale Ismaili; Deputetja e Kuvendit Republikan, Imërlije Saliu; Nënkryetarët Orhan Murtezani dhe Afan Elezi; si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Amir Elezi.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Alternatives, Zeqirija Ibrahimi, iu drejtua të pranishmëve duke theksuar:
“Ne, edhe si pjesë e qeverisë, mundohemi ta ruajmë standardin e moralit politik. Kemi vendosur të takohemi me ju që t’ju dëgjojmë edhe juve, sepse shpeshherë partitë e humbasin kontaktin me realitetin pas hyrjes në qeveri. Funksionarët tanë nuk mund të abuzojnë me pozitat, sepse një ditë do të përballen me votuesit.”

Ibrahimi gjithashtu përmendi arritjet e qeverisë, duke përfshirë rritjen e pensioneve, pagave dhe projektet kapitale.

Në mbyllje, Kryetari i Alternatives ngriti një pyetje për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti:

“Pasi që Ali Ahmeti ishte në Stamboll, dua nga Tetova ta pyes: A u ka treguar atje se çfarë ka thënë për ne në të kaluarën? A u ka treguar atyre se na ka akuzuar si parti erdoganiste? A u ka treguar se mbështet të gjitha organizatat liberale që përkrahin organizatat terroriste në Turqi?”

Alternativa do të vazhdojë me këto takime, duke sjellë një qasje të re që i ka munguar politikës shqiptare – ku në qendër të vëmendjes janë llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi!

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

fantazia e cmendur e nje gruaje kenaqem kur partneri im me 674ce0998a0a1
Story i mëparshëm

Fantazia e “çmendur” e një gruaje: Kënaqem kur partneri im më..

abdixhiku publikon pamje te reja nga tubimi ne zvicer turneu i ndryshimit do ishte i manget pa mergaten 674cf3d345797
Story i radhës

Abdixhiku publikon pamje të reja nga tubimi në Zvicër: Turneu i Ndryshimit do ishte i mangët pa mërgatën

Të fundit nga

ShkoLartë