AlternAtivA: Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut po dështon për shkak të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Nëse udhëhiqemi nga thënia popullore se dita e mirë njihet që në mëngjes, i bie të konstatojmë se

sistemi arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit ka dështuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e drejtuar aktualisht nga kuadër i LSDM-së dhe paraprakisht

nga kuadër i BDI-së, vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme ndaj nxënësve. Derisa ish ministri ua

përmbylli vitin e kaluar shkollor pa përmbushjen dhe marrjen e njohurive elementare arsimore,

ministrja aktuale po vepron njësoj me fillimin e këtij viti shkollor – e shtyri fillimin e vitit

shkollor 2020/2021 nga shtatori në tetor, por as kështu nuk e mbuloi mospërgatitjen dhe

mungesën e aftësive për të filluar siç duhej një proces edukativo-arsimor.

Prandaj AlternAtivA sot është këtu që ta pyesë ministren Carovska se pse ajo nuk e respekton

vullnetin e nxënësve të prindërve dhe të arsimtarëve për mësim me prani fizike të nxënësve? Aq

më shumë që edhe ajo, por edhe gjithë opinioni, tashmë e ka marrë vesh se mësimi online ka

dështuar plotësisht.

Ne si Alternativë nuk jemi kundër avancimit të procesit mësimor me inkuadrim e teknologjisë në

mësim, përkundrazi angazhohemi për inkoorporimin e TIK-ut në arsim, por jemi kundër

papërgjegjësisë dhe talljes me fatin e nxënësve dhe të drejtën e tyre për arsim.

Meqë siç duket ministrja nuk e di, AlternAtivA ia kujton se derisa ne e mbajmë këtë konferencë:

shumë shkolla nuk kanë qasje në internet, ndërsa ju i detyroni të mbajnë mësim online;

shumë shkolla nuk janë të pajisura me pajisje kompjuterike, si kompjuterë, laptopë,

projektorë, kamera, mikrofona e të tjera e të tjera, që të mund ta zhvillojnë mësimin online;

shumë nxënës nuk janë kanë me libra shkollorë (qoftë me gabime e lëshime të shumta);

shumë familje nuk kanë kompjuterë, internet dhe hapësira të mjaftueshme për mësim online;

shumë familje kanë problem t’i organizojmë fëmijët me oraret gjysma online, gjysma në

shkollë me prani fizike;

aplikacioni Microsoft Teams, që tash përdoret për mësim online, u dëshmua se nuk është

aspak funksional, ngase mundëson që nxënësit ta pengojnë njëri-tjetrin, madje edhe

arsimtarët, dhe kështu ta dëmtojmë orën mësimore online;

meqë mësimi me prani fizike u lejua pa testimin paraprak të arsimtarëve, dje ndodhi incidenti

i infektimit të një mësuese dhe izolimit të 17 nxënësve.

Përveç kësaj, AlternAtivA është edhe kundër hipokrizisë së shprehur nga disa kryetarë

komunash, që gjoja po u dalin në krah nxënësve të cilët protestojnë dhe kërkojnë mësim me

prezencë fizike, duke harruar se pikërisht ata duhet të sigurojnë kushte optimale që të mund të

realizohet procesi mësimor.

Nisur nga kjo, AlternAtivA i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe përgjegjësve

të tjerë të ngarkuar me çështjet arsimore, që t’i ndjekin modelet e shteteve të tjera përreth dhe të

shteteve evropiane, meqë ata në mënyrë më të përshtatshme janë përcaktuar për ta zhvilluar

procesin mësimor me prezencë fizike, veçanërisht në mjediset rurale, ku numri i nxënësve

brenda klasës është shumë i vogël.

Atij që gabon nga injoranca i falet, por ai që gabon nga neglizhenca dhe prepotenca meriton

dënimin e qytetarëve.

Ngjarja paraprake

Gjithmonë fillo përsëri…! Mos harroni se e nesërmja ju jep një shans të dytë

Ngjarja e ardhëshme

​Shkarkohet kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian