Alternativa organizoni Kongresin e Parë partiak, Afrim Gashi edhe 4 vite në krye të partisë

600 delegatët e Kongresit të parë të partisë Alternativa ia ka dhënë besimin kryetarit të deritanishëm, Afrim Gashi, që edhe në katër vitet e ardhshme, ai të jetë në krye të partisë. Pas mbarimit të punimeve të Kongresit, Gashi në një prononcim për mediat, u shpreh se vendimi i Kongresit partiak është nderë dhe respekt për të.

“Në mënyrë demokratike Kongresi votoi programin, statutin, votoi Kuvendin e ri Qendror, njëkohësisht Kongresi sot më dha edhe një mandat 4 vjeçare për të udhëhequr partinë Alternativa. Kjo është nderë dhe respekt për mua dhe unë besoj që nuk do t’i zhgënjejë, edhe aktivistët e Alternativës, edhe votuesit, por edhe gjithë qytetarët të tjerë, për shkak se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për mua”, tha Afrim Gashi, përcjell SHENJA.

Në pjesën e hapur të Kongresit, Gashi para delegatëve dhe anëtarëve të partisë i vuri në dukje disa prioritete të kryesisë së partisë në periudhën e ardhshme, të cilat tha se do të jenë detyrë themelore në punën dhe përkushtimin e Alternativës si pjesë e Qeverisë aktuale.

“Jo vetëm për nga radhitja, por si prioritet mbi prioritetet, është integrimi. Ndonëse, siç e kemi thënë në sloganin e këtij kongresi, gjithmonë dhe gjithçka ka alternativë, në kontekstin aktual gjeopolitik vetëm integrimi në BE nuk ka alternativë. Kjo është edhe arsyeja që ne kemi kërkuar dhe kemi këshilluar që bisedimet me Republikën e Bullgarisë të zhvendosen nga tema e interpretimit të historisë në interpretimin e ardhmërisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit, në mënyrë që historia nesër të na regjistrojë si fqinjë europianë që kanë ditur ta ndihmojnë njëri-tjetrin për të mirën e qytetarëve të tyre“, tha Gashi.

Story i mëparshëm

Shqetësimet e për ujin e pijes në Deçan, Ramosaj thotë se gjendja është nën kontroll

Story i radhës

Rusia heq dorë nga rrethimi i trupave ukrainase

Të fundit nga