AlternAtivA: Afrim Gashi e priti biznesmenin dhe veprimtarin Sahit Muja

Sot, në selinë e Alternativës në Shkup, kryetari Afrim Gashi e prit biznesmenin dhe veprimtarin e madh shqiptar në SHBA, Sahit Muja. Në këtë takim u bisedua për gjendjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe u shqyrtuan mundësitë për investime në mëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.
Sahit Muja është biznesmen me origjinë nga Tropoja, i cili një kohë të gjatë ka zhvilluar biznes në SHBA, ndërsa është themelues dhe pronar i kompanisë “Albanian Minerals”, një kompani e suksesshme dhe e njohur në mbarë botën.
Përveç si biznesmen, z. Muja është i njohur edhe si veprimtar dhe lobist i çështjes shqiptare në SHBA, me theks të veçantë në kohën e krizës së Kosovës.
Duke e falënderuar për vizitën, kryetari Gashi potencoi se ai dhe partia e tij, por edhe komunat e koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët, do të jenë adresa të mundësisë që ai dhe biznesmenët e tjerë të mërgatës shqiptare të investojnë edhe në trevat shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja paraprake

FR-BDI: Ekspozita me fotografi, zgjedhim qenin më të bukur në Gostivar

Ngjarja e ardhëshme

ВИДЕО: Се попиша и вицепремиерот Николовски

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian