Alonso do të jetë trajneri i ri i Borussia M’gladbach

Trajneri i Real Sociedad B, Xabi Alonso, thuhet se do të jetë trajenri i ri i Borussia Monchengladbach.

Sipas “Bild” dhe gazetarit, Ronan Murphy, thuhet se ish-futbollisti spanjoll, Xabi Alonso do të marrë në drejtim skuadrën e Borussia Monchengladbach.

Trajneri i Monchengladbach, Marco Rose do të marrë në drejtim Borussia Dortmundin nga sezoni i ardhshëm, dhe sipas “Bild”, Xabi Alonso do marrë vendin e tij.

Sipas artikullit, Alonso do të emërohet në krye të klubit gjerman pas skadimit të kontratës së tij me Sociedadin, e cila skadon në qershor 2021.

Ngjarja paraprake

Qeveria greke merr vendimin/ Kapshtica, e mbyllur dhe për dy javë të tjera

Ngjarja e ardhëshme

​Nesër prezantohet logoja e re e FFK-së dhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian