Allegri, në dilemë

Massimiliano Allegrin pritet të shikojmë shumë shpejt në drejtimin e një skuadre.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se skuadra ku pritet të ushtrojë profesionin, është Roma.

Drejtuesit e klubit verdhekuq e kanë marrë tashmë vendimin, dhe shkarkimi i trajnerit Paulo Foncesa duket i pashmangshëm. Portugezi përveç drejtuesve, ka humbur edhe besimin e skuadrës, teksa së fundmi ka pasur edhe një përplasje me sulmuesi Edin Dzeko, që mori vendimin për ta lënë në tribunë për ndeshjen e kampionatit.

Në këtë situatë, drejtuesit kanë nisur bisedimet me disa trajnerë, ku më favoriti është Allegri, me të cilin kanë pasur kontakte dhe ai ka dhënë dritën jeshile për të marrë drejtimin e verdhekuqve.

Alternativa janë edhe Maurizio Sarri me Walter Mazzarin, por momentalisht më i kuotuari është Allegri.

Ngjarja paraprake

Portugezi përgatitet për debutimin e bujshëm

Ngjarja e ardhëshme

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Greqi: Humbin jetën 24 persona

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian