Allegri: Kërkojmë fitoren e parë në shtëpi

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Sampdorias, në orën 12:30 në stadiumin “Allianz”, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri i cili analizon këtë takim:

Rotacion dhe interpretimi i ndeshjes – “Do të kërkojmë që që të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpi në këtë kampionat. Më pas do të mendojmë për ndeshjen ndaj Çelsit në Champions. Do të ketë disa ndryshime sepse ka nevojë për të rikuperuar energjitë. Kemi shumë lojtarë dhe disa lojtarë kanë luajtur pa pushim për 6-7 ndeshje.

4-2-3-1 moduli final – “Varet nga karakteristikat e lojtarëve që zbresin në fushë. Duhet të përmirësohemi. Mundohem t’i bëj lojtarët të që japin maksimumin.

Kieza – “Kieza është mirë. Ai mund të luajë majtas dhe djathtas. Nesër do të shohim se ku ta vendosim, gjithashtu do të jemi në gjendje të shohim diçka derisa ndeshja është duke u zhvilluar.”

Dibala dhe Rabio – “Dibala nuk e di, Rabiot me siguri sepse ka marrë një goditje në kyçin e këmbës që e shqetëson dhe ai nuk do të jetë nesër”, përfundoi Alegri.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Moti bën kthesën e papritur, meteorologu shqiptar jep detajet

Ngjarja e ardhëshme

Fansat besojnë se Kylie dha një tjetër shenjë që zbulon gjininë e fëmijës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian