Allegri: E kam shkruar në një zarf kush e fiton

Masimiliano Alegri nuk arrti ta bënte Juventusin protagonist për titullin kampion deri në fund të sezonit, ashtu siç shpresonte kur mori përsëri drejtimin e bardhezinjve.

Tekniku tashmë është i përqendruar që në javët e fundit të sigurojë sa më parë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për edicionin e ardhshëm.

Megjithatë, ai ka pranuar se ka një ide se kush mund të fitojë trofeun këtë vit, edhe pse ka preferuar që të mos e bëjë publike.

“Më mirë të mos them asgjë pasi Milani është ish-skuadra ime. Interi është po aty.

Është një betejë e bukur. Por unë e kam një ide se kush mund ta fitojë. E kam shkruar në një zarf dhe e kam vendosur në dhomat e zhveshjeve”, tha Allegri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Greqi: 26 vjeçari shqiptar e godet për vdekje me veturë 59 vjeçarin

Story i radhës

​Çfarë tregojnë zakonet e gjumit për marrëdhënien tuaj?

Të fundit nga