Allegri e dëshiron transferimin e 34-vjeçarit nga Torino

Klubi i Juventusit, raportohet se është e interesuar të nënshkruajë me portierin e Torinos, Salvatore Sirigu.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventus janë të interesuar të nënshkruajnë me Sirigun.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, e dëshiron transferimin e 34- vjeçarit, që ti bëjë konkurrencë Wojciech Szczęsny për një vend startues sezonin e ardhshëm.

Torino mund ta shes Sirigun, duke marrë parasysh faktin që kontrata e tij përfundon në vitin 2022, dhe duan të përfitojnë diçka nga shitja e tij këtë afat kalimtar të verës.

Ngjarja paraprake

Cilët liderë politik shqiptar të RMV-së kërkuan ndihmë nga UDB-ja për të rrëzuar Ali Ahmetin!?

Ngjarja e ardhëshme

Macron i drejtohet Zaevit: Meritoni fillim të bisedimeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian