aliu dimri do jete paksa me ndryshe me i ftohte se i viteve paraprake 674d6c343dd71

Aliu: Dimri do jetë paksa më ndryshe, më i ftohtë se i viteve paraprake

December 2, 2024
1 minut lexim

Në ditët vijuese pritet që të mos kemi temperatura të ulëta, kryesisht në viset e ulëta. Në viset e larta parashihet të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull, e cila mund ta vështirësojë komunikacionin.

Kjo sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas Aliut, për momentin temperaturat në gjithë Kosovën janë nga 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa nga fundi i javës mund të ketë riga bore, megjithëse reshjet do të jenë me intensitet më të ulët, sesa javën që lamë pas.

Po ashtu, Aliu shton se ky dimër që po vjen, do të jetë më i ftohtë dhe më me të reshura sesa dimrat e mëparshëm.

“Ne nuk e dimë nëse ky dimër do të jetë më i ftohti në 50 vjetët e fundit, por sipas parametrave meteorologjik shihet se ky dimër do të jetë paksa më ndryshe, paksa më i ftohtë se vitet tjera, dhe do të ketë reshje më të mëdha në krahasim me vitet e tjera”, tha Aliu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

a mund te shihet g 20 si aleance globale kunder urise 674d6b81322a2
Story i mëparshëm

A mund të shihet G-20 si aleancë globale kundër urisë?

vullneti i shpreh pelqim drenushes ironizon me situaten ne shtepi 674d6d60604b2
Story i radhës

Vullneti “i shpreh” pëlqim Drenushës, ironizon me situatën në shtëpi

Të fundit nga

ShkoLartë