Aliti: Në këto momente na duhet mbështetja nga të gjithë, bashkë jemi më të fortë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mbajtur seancën e dytë stërvitore para ndeshjes tejet të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, e cila edhe ishte e fundit në Prishtinë, pasi nesër herët në mengjes marrin rrugë për Shkup ku të enjten në mbrëmje luajnë në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në stërvitjen e djeshme lojtarët punuan me përkushtim në zbatimin e skemave dhe filozofisë së lojës nga përzgjedhësi Challandes, derisa Fidan Aliti për faqen zyrtare të FFK-së, u deklarua optimist për fitore.

“Çdo njëri nga ne e di sa e rëndësishme është kjo lojë. Do të jetë një ndeshje me shumë emocione.

”Si Maqedonia ashtu edhe ne do të japim maksimumin pasi rëndësia është e madhe. Në këto momente ne nuk duhet të flasim për mungesat, nuk është gjë e mirë kjo tash. E dimë që çdo mungesë është humbje për ne, por këta lojtarë që janë këtu duhet mbështetur pasi kanë kualitet dhe e kanë treguar vetën andaj janë këtu”.

”Ne duhet të punojmë shumë me këta që janë këtu pasi të gjithë e japin maksimumin. Na duhet mbështetje nga shtëpia jonë, vetëm bashkë jemi më të fortë”, ka thënë Fidan Aliti.

Ngjarja paraprake

Kirgistan, kryeministri dhe kryeparlamentari japin dorëheqje

Ngjarja e ardhëshme

Abazoviq dilemat: Ligji për fenë nuk tërhiqet, nenet kontestuese ndryshohen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian