Fidan Aliti duket të jetë goxha i lumtur me kalimin në Zurich.
Anëtari i deritanishëm i Kalmar, ka arritur marrëveshje me klubin zvuceran, aty ku do t’i gjejë edhe bashkëlojtarët te kombëtarja e Kosovës, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu e Benjamin Kololli.
Ai s’e fshehu statisfaksionin pas vënies së të zezës mbi të bardhë, teksa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se është krenar që tash e tutje do të jetë pjesë e Zurichut.
“Jam kthyer. Krenar të jem pjesë e FC Zurich”, ka shkruar Aliti.
Kujtojmë ai do të jetë i huazuar deri më 21 Maj të vitit 2021, me mundësi të blerjes së përhershme.