Aliti dhe Kryeziu luajnë në humbjen e Zurich-ut

Zurich ka pësuar disfatë në shtëpi nga Luzerni, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

Zurich humbi 1:2 nga Luzerni në këtë përballje ku në fushë ishin dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.

Fidan Aliti ishte në fushë për gjatë gjithë ndeshjes, teksa edhe Hekuran Kryeziu luajti nga minuta e parë, mirëpo u zëvendësua në minutën e 60-të.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë, saktësisht në të 22-tën minutë.

Zurich me këtë humbje ka 29 pikë në vendin e shtatë, kurse një vend më posht me një pikë më pak është Luzerni që ka tubuar 28 të tilla.

Ngjarja paraprake

Manjani thirrje votuesve: Po nuk zgjodhët partinë, e keni çuar votën dëm

Ngjarja e ardhëshme

Tjetër telash për Pirlon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian