alibite kane rene basha i pergjigjet rames per reformen zgjedhore komisioni te filloje nga puna nje ore e me pare 65a01bd5701ee

“Alibitë kanë rënë”- Basha i përgjigjet Ramës për Reformën Zgjedhore: Komisioni të fillojë nga puna një orë e më parë!

January 11, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që Komisioni për Reformën Zgjedhore të fillojë nga puna sa më shpejt.

Sipas Bashës, tashmë nuk ka më alibi, pasi siç u shpreh ai opozita është e përfaqësuar plotësisht.

Po ashtu Basha tha se vota e emigrantëve është një propozim që i jep fund pengesave për të mundësuar realizimin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë.

“PD ka shpalosur prioritet duke depozituar disa projektligje. Pas depozitimit të paketës tonë për reformën zgjedhore, kemi pasur premtime për mbledhjen e komisionit të reformës. Dje dëgjuam kryeministrin që iu rikthye lojës së vjetër me reformën. Ka një komision bipartizan për reformën. Opozita është e përfaqësuar plotësisht

Ne mbetemi të hapur për plotësime rreth paketës tonë të propozimeve, por ne besojmë se paketa jonë adreson në mënyrë shteruese problemeve me reformën zgjedhore. Shqipëria një zonë vendore sjell barazinë e votës.

Alibitë kanë rënë dhe sot thirrja ime në emër të PD është komisioni i reformës zgjedhore të nisë nga puna. Ky nuk duhet të jetë një vit alibish, por një vit ku të bashkohemi dhe ti japim shqiptarëve një shtet të tyre.

PS të lerë mënjanë çdo alibi e ti japim shqiptarëve një reformë zgjedhore”, tha Basha.

MARKETING

RENT A CAR

rritet ndjeshem numri i qytetareve te prekur nga gripi stinor dhe virozat 65a01a98bc0e2
Story i mëparshëm

Rritet ndjeshëm numri i qytetarëve të prekur nga gripi stinor dhe virozat

si do te jete dashuria per shenjat e zodiakut ne vitin 2024 65a01f1d2389c
Story i radhës

Si do të jetë dashuria për shenjat e Zodiakut në vitin 2024?

Të fundit nga

ShkoLartë