Alibeaj i përgjigjet Ramës: Tahiri, Koka e Tushe në burg, ju tunden prangat në fytyrë për korrupsion

schedule22:59 – 13 Shkurt, 2022

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e fundit. Përmes një reagimi në rrjete sociale Alibeaj teksa përmend ish-ministrat që janë në burg, thotë se u tunden prangat për korrupsion.

“Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën  430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca”, shkruan ai.

/

Story i mëparshëm

Konflikti Rusi-Ukrainë dhe kërcënimet e Serbisë/ Deputeti i LVV-së tregon se kush kujdeset për sigurinë e Kosovës

Story i radhës

Shqetësimi i panevojshëm i ambasadorit Gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Të fundit nga