Alibeaj gjen strehë, Berisha nuk e lëshoi selinë: PD në hotel

Fillimisht adresën e strehës së re, Enkelejd Alibeaj e vendosi në një dokument që dorëzoi në KQZ.

Më pas është kujdesur që këtë adresë të re, t’ua tregojë dhe demokratëve që e përkrahin.

Selia e përkohshme e Enkelejd Alibeajt ndodhet në rrugën “Donika Kastrioti”  në një hotel, ngjitur me Kryesinë e Kuvendit, kjo ku ëshë vendosur ky baner blu, me mbishkrimin “Partia Demokratike e Shqipërisë.

Zhvendosja e Enkelejd Alibeajt ka qenë e qetë dhe vetëm me një qëllim, të mos përsërisë një 8 janar të dytë, që vështirë të harrohet prej demokratëve, të atyre që ishin brenda selisë, atyre që e sulmuan nga jashtë dhe atyre që panë të gjithë këtë, përmes ekraneve.

Këto zyra të reja janë marrë me qira dhe do të jenë të përkohshme, deri sa kreu i komanduar i PD-së, të gjejë vendin e tij të përhershëm.

Nga këto zyra të reja Alibeaj do të organizojë demokratët e tij për betejën elektorale të 14 majit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në çdo cep të qytetit ka deponi jolegale

Story i radhës

Abdixhiku i reagoi Kurtit/ Profesori i kthehet ashpër: Gjumashat e LDK-së!

Të fundit nga