Ali Ahmeti: Të bashkohemi për Kërçovën tonë që ajo të udhëhiqet nga shiptarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë apel deri tek të gjithë kërçovarët që të bashkohen më 31 tetor dhe të votojnë kandidatin e BDI-së, Fatmir Deharin që Kërçova të vazhdojë të udhëhiqet nga shqiptarët. “Koha e dëshmoi, para dy javësh unë ju drejtova me një apel të pranishmëve, që përballja jonë do të jetë me VMRO-DPMNE-në. Dhe i ftoj të gjithë qytetarët, në veçanti shqiptarët, që të mobilizohen, të organizohen dhe të dalim të suksesshëm në rrethin e dytë i cili do të mbahet ditën e diel. Kështu që në këtë rast një shqetësim ka ndjerë edhe mërgata shqitare e cila është mobilizuar tejmase. Kur vet mërgata e ndan një shqetësim të tillë, do doja t’ju them të gjithë qytetarëve këtu, ata marrin rrugë, me qindra kilometra, për t’i dalë zot asaj që është arritur njëherë dhe që nuk duhet humbur asnjëherë. Kështu që të gjithë të mobilizohen që në rrethin e dytë, ditën e diel t’i përgjigjen qendrave të votimit, dhe të korrim sukses dhe fitoren e radhës, që unë jam shumë i sigurt që fitorja është në anën tonë sepse ka një mobilizim të jashtëzakonshëm.,” ka deklaruar Ahmeti. https://youtu.be/ms6uFNd4r5M

Ngjarja paraprake

Sa e bukur Nora në këtë foto

Ngjarja e ardhëshme

Muadini: Dora ime nuk mund të votoj për Maksim Dimitrievskin!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian